Tevdovski: Pas zgjedhjeve do të përforcohen kapacitetet e Revizionit Shtetëror
April 9, 2019 101 Views

Tevdovski: Pas zgjedhjeve do të përforcohen kapacitetet e Revizionit Shtetëror

Do të bëjmë gjithçka jo vetëm të kuadrit, por edhe sipas standardeve që ta zhvillojmë sistemin e kontrollit të brendshëm financiar publik, sepse është me rëndësi për funksionimin e financave publike, theksoi sot ministri i Financave Dragan Trevdovski.

“Ne jemi vendi i parë në rajon i cili ka bërë strategji për zhvillimin e kontrollit të brendshëm financiar publik. Pas përfundimit të zgjedhjeve hap pas hapi do të punojmë në realizimin e strategjisë”, deklaroi Tevdovski.
Ai theksoi se seriozisht duhet të përforcohet numri i revizorëve të brendshëm në vend.

“Raportet revizore janë të rëndësishme dhe ne bëjmë gjithçka që të përmirësohet funksionimi i sistemit. Mendoj se raportet e tilla edhe sot mund të kontrollohen në Kuvend, por kjo varet nga institucionet e tjera në sistem”, tha Tevdovski.

Në shtet momentalisht punojnë 90 revizorë shtetërorë, të cilët kryejnë revizion në rreth 1.100 institucione publike, ndërsa në pajtim me standardet numri i tyre është për pesëdhjetë më i vogël nga numri i nevojshëm.

Previous Banka Botërore për Maqedoninë: Rritje ekonomik, por edhe të inflacionit
Next Arrestohet 26 vjeçari nga Gërçeci i Shkupit, posedonte armë pa leje