Samsung lanson modelin e ri të S10, Galaxy S10 5G

Samsung lanson modelin e ri të S10, Galaxy S10 5G

Në një deklaratë zyrtare, Samsung ka njoftuar se Galaxy S10 5G do të dal në treg nesër. Pajisja do të jetë një ekskluzive në Korenë e Jugut, por Bloomberg ka zbuluar se porositë e para në SHBA fillojnë që nga 18 prilli dhe lansohen më 16 maj – eksperti i industrisë @EvLeaks është dakord.

Kështu, do të jetë telefoni i parë në treg në treg 5G dhe do të nisë në rrjetin 5G të Verizon. Verizon pretendon se 5G do të sjellë shpejtësi “20 herë më shpejt se 4G LTE”.

Ekrani është një 6,7-inç (Galaxy S10 Plus është 6,4 inç), ka hapësire ruajtëse të gjeneratës së ardhshme që është dy herë më e shpejtë se sa Galaxy S10 dhe RAM tjetër që është më i vogël dhe më efikas në energji.

Kjo lejon pajisjen të përshtatet me një bateri masive 4,500 mAh (Galaxy S10 Plus – 4,100 mAh, Galaxy S10 – 3,500 mAh) dhe të mbushet më shpejtë.

Dhe ndoshta më e mira nga të gjitha, çmimi nuk është aq i çmendur sa mund të mendoni.

Në Korenë e Jugut, Galaxy S10 5G do të fillojë nga 1.39M won ($ 1,230 – 256GB), e cila është afërsisht me çmim të njëjtë me 1TB Galaxy S10 Plus, duke u rritur në 1.55M won ($ 1.360 – 512GB). 

Previous Dy ushqimet që jua ulin kolesterolin
Next Anxhelina Hadërgjonaj thotë se vështirë se do ta shohim më kaq provokuese