Rritje e ndjeshme e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Rritje e ndjeshme e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut (KRRE) ka njoftuar se nga sonte do të rritet çmimi i derivateve të naftës. Benzina tani do të kushtojë për 3 denarë më shtrenjtë, derisa nafta për 1.50 denarë.

Me çka EUROSUPER-95 dhe EUROSUPER-98 do të rriten për 3 denarë gjegjësisht 2.5 denarë, dhe një litër do të kushtojë 71.50 denarë gjegjësisht 73 denarë.

Çmimet e EURODIZELIT do të rritet për 1.50 denarë dhe një litër naftë të kushtojë 62.50 denarë.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sonte nga mesnata dhe do të vlejnë dy javë.

Kjo është nga rritjet më të mëdha gjatë vitit, kurse korda e rritjes ka qenë aktive në dy muajt e kaluar ku ka pasur më shumë ngritje se ulje të çmimit të derivateve.

Previous Kim Mehmeti thumbon Ramën: Me polici e ushtri mbrohet shteti, jo pushteti
Next Mançevski: Do të kërkojmë kuadër për negociata me BE-në edhe jashtë institucioneve