Rama: Transformimi i shkollave vijon pa ndërprerje në të gjithë vendin

Rama: Transformimi i shkollave vijon pa ndërprerje në të gjithë vendin

Nga administrata e shkuar në Bashkinë e Tiranës trualli i shkollës 9-vjeçare “Kosova” ishte përcaktuar të bëhej pallat. Por, sot konsiderohet si shkolla më moderne dhe më e bukur e Tiranës për rreth 400 nxënës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga transformimi kësaj shkolle.

“MIRËMËNGJES , dhe me këtë pjesëz nga transformimi i shkollave publike që vijon pa ndërprerje në të gjithë vendin, ju uroj një ditë të mbarë “, shprehet Rama.

Shkolla e re “Kosova” ka bërë të mundur që në disa prej shkollave të tjera në Njësinë 2 të ulet numri i nxënësve në klasa, si dhe të shmanget mësimi me dy turne.

Shkolla 9-të vjeçare “Kosova” është një godinë me 4 kate, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ku është vendosur biblioteka e shkollës, një sallë leximi, si dhe një zonë për ruajtjen e librave. Gjithashtu, disa ambiente të shkollës, si auditoriumi, do të jenë edhe në shërbim të komunitetit. Shkolla ka laboratorë dhe të gjitha lehtësirat e tjera për procesin mësimor, ndërsa tarraca është e gjelbëruar, kurse fasadat janë veshur me elementë hidroizolues dhe termoizolues.

Previous Financohen për herë të parë Ndërmarrjet Sociale, MSHMS shpall procedurat për aplikim
Next Ahmeti, Thaçi e Haradinaj takohen sot në kufirin Maqedoni - Kosovë