Për fushatë zgjedhore Pendarovski ka shpenzuar gjysmë milion euro kurse Reka 25 mijë euro

Për fushatë zgjedhore Pendarovski ka shpenzuar gjysmë milion euro kurse Reka 25 mijë euro

Për gjysmën e parë të fushatës presidenciale, kandidati i përkrahur nga koalicioni në pushtet Stevo Pendarovski ka shpenzuar 484 mijë euro, ndërsa kundër kandidati i tij i mbështetur nga opozita shqiptare Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, Blerim Reka ka shpenzuar 25.000 euro.

Këtë e tregojnë raportet financiare që i publikoi komisioni Anti-korrupsion në web-faqen e tyre. Raporti i kandidates për kryetare të shtetit Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ende s’ka arritur te komisioni Anti-korrupsion.

Pendarovski ka njoftuar se si të hyra ka 504 mijë euro, nga ku 163 mijë vinë nga anëtarësimet e LSDM-së, ndërsa kundër kandidati i tij Reka ka paraqitur të hyra prej 18 mijë eurove që i ka marrë si donacione nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët.

Previous 5 milionë euro për ndërmarrjet inovative në Maqedoni të Veriut
Next Ka ndërruar jetë ish diplomati Alajdin Demiri