Në SHBA tani ka po aq ateistë sa katolikë dhe evangjelikë

Në SHBA tani ka po aq ateistë sa katolikë dhe evangjelikë

Për herë të parë, numri i njerëzve të pafe ka kryesuar në një studim sa i përket identitetit fetar të amerikanëve, sipas një analize të re nga një njohës i politikës. Të pafetë tejkaluan katolikët dhe evangjelikët në një studim të vazhdueshëm të gjendjes së përgjithshme sociale.

Ryan Burge, njohës i politikës në Universitetin Lindor të Illinoisit dhe prift katolik, u shpreh se 23.1% e amerikanëve tani thonë se nuk kanë fe. Katolikët vijnë më pas me 23.0% dhe evangjelikët më 22.5%. Mbi 2000 persona janë intervistuar personalisht për këtë studim.

“Është hera e parë që e kemi parë këtë. E njëjta pyetje është parashtruar për 44 vjet”, i tha Burge televizionit CNN.

Ngritja me shpejtësi të madhe e numrit të të pafeve nisi në fillimet e viteve 90 dhe është rritur për 266% që nga viti 1991, shtoi ai.

Burge supozon se të pafetë do të jenë grupi më i madh në SHBA pas 4 deri 6 vjetëve.

Ekspertët ende po debatojnë për faktorët që qëndrojnë prapa kësaj vale të amerikanëve që deklarohen të pafe.

Një nga arsyet mund të jetë interneti, tha Nick Fish, kryetar i ateistëve amerikanë. Sipas tij, interneti ua mundëson atyre një vend ku e gjejnë njëri-tjetrin.

“Ne jemi duke e parë ngritjen e gjeneratës së amerikanëve të cilët janë të uritur për fakte dhe kureshtarë për botën”, thuhet në këtë hulumtim, shkruan “CNN”.

Previous Ka ndërruar jetë ish diplomati Alajdin Demiri
Next Kanadaja zgjeron sanksionet, shton 43 persona të afërt me Maduro të Venezuelës