Mungesa e ndarë prindërore do të mundësojë barazi më të madhe gjinore të grave

Mungesa e ndarë prindërore do të mundësojë barazi më të madhe gjinore të grave

Vendosja e mungesës së ndarë prindërore, pa në këtë rast nënat që nënat e humbasin të drejtën e mungesës prej nëntë muajve, me një muaj për mungesë së obligueshme për burrat propozojnë nga Reaktori – Hulumtim. Nga atje konsiderojnë se me këtë do të rritet barazia gjinore, do të ulet diskriminimi i grave në tregun e punës, por edhe do të mundësojë që edhe nënat dhe baballarët të përfshihen në kujdesin e fëmijës në moshëm më të re. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale pajtohen se nevojitet model i ri, por theksojnë se për të duhet të ketë pajtueshmëri nga të gjitha palët e prekura.

Marija Bashevska, kryetare e Reaktorit para fillimit të panel diskutimit “Mungesa e ndarë prindërore – Pse është me rëndësi praktika dhe përvoja më të mira tha se modeli ekzistues i cili ka të drejtë në mungesë prindërore të nënës, ndërsa babai të shfrytëzojë vetëm nëse nëna heq dorë nga e drejta personale është një model shumë i vjetëruar. Në suaza botërore, thonë, në dy dekadat e fundit intensivisht zbatohet modeli i mëmësisë, atësisë dhe mungesës së ndarë prindërore.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska theksoi se ky panel diskutim është pjesë e serisë së bisedimeve me të gjithë partnerët socialë lidhur me përpilimin e ligjit të ri për marrëdhënie pune, prej të cilave një pesë duhet të jetë edhe mungesa prindërore. Ajo pajtohet se ky model është pak rigid edhe pse në të kaluarën janë bërë tentime që mungesa prindërore të jetë fleksibile dhe kjo assesi nuk u arrit. Por, për model të ri, shtoi, duhet të pajtohen të gjitha palët e prekura.

“Ashtu që ende kemi një ligj rigid ku nënae realizon dhe merr të drejtën, ndërsa babai mund ta shfrytëzojë nëse ajo heq dorë. Me këtë i ndalojmë baballarët të kenë të drejtë personale të mungesës prindërore dhe praninë me fëmijën në periudhën e parë pas lindjes”, tha ajo.

Shtoi se duhet të shqyrtohen hulumtimet dhe praktikat ndërkombëtare me qëllim që të harmonizohen këto të drejta midis dhe të dy të marrin në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Sipas saj, në këtë mënyrë, shteti do të tregojë se e respekton barazinë gjinore dhe kujdeset që përmes një lloji të këtillë të masave feksibile ta avancojë natalitetin, pa uljen e të drejtave të grave.

Previous Osmani: Ende nevojitet progres në media që të përmbushen standardet evropiane
Next LSDM: Është kthyer besimi në ekonomi, papunësia është ulur