Mickoski kundër bojkotimit të zgjedhjeve presidenciale

Mickoski kundër bojkotimit të zgjedhjeve presidenciale

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është kundër bojkotimit të zgjedhjeve presidenciale për shkak se, sipas tij, një veprim i tillë i shkon për shtati pushtetit.

“Ju që flisni për bojkot, e di se keni shumë arsye dhe nuk them se s’keni të drejtë, ju flas në mënyrë të sinqertë pa doreza, keni një arsye të dilni të votoni dhe kjo është Maqedonia. Bojkoti i ndihmon vetëm Zoran Zaevit. Tërbimi të mos jetë më i madh se sa dashuria ndaj atdheut. Votoni, jo vetëm për mua, por juve dhe familjet e juaja, votoni për Maqedoninë”, shkroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Deri tani ka disa zëra në publik se disa fraksione të VMRO-DPMNE-së do të bëjnë trysni të bojkotohet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale nëse Gordana Siljanovska Davkova ka më pak vota se sa Stevo Pendarovski në rrethin e parë.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahen më 21 prill maj ndërsa rrethi i dytë mbahet më 5 maj.

Previous Zaev-Angjushev: Punojmë me përkushtim për të thelluar bashkëpunimin e shkëlqyer me Republikën Federale të Gjermanisë si partner i ynë më i mirë
Next Maqedoni, nesër vendoset nëse do të shpallet epidemia e fruthit në gjithë vendin