Mbyllen 7 lokale dhe arrestohet një person në Pejë
April 4, 2019 105 Views

Mbyllen 7 lokale dhe arrestohet një person në Pejë

Sipas policisë, arsye për këtë aksion që u ndërmor gjatë fundjavës së kaluar, ishin ankesat e shumtë të qytetarëve për ndotje akustike.

Në fshatin Vitomiricë janë mbyllur tri lokale dhe është arrestuar një person për veprën “dëmtim i vulave zyrtare” si dhe janë shqiptuar gjoba në tri rastet për mosrespektim të orarit dhe ndotje akustike.

Në fshatin Ozrim është mbyllur një lokal si dhe është shqiptuar gjobë për mosrespektim të orarit dhe për ndotje akustike.

Në qytetin e Pejës janë mbyllur tri lokale si dhe janë shqiptuar gjoba në tri rastet për mosrespektim të orarit dhe ndotje akustike.

Previous Zbulohet substanca që vret qelizat e kancerit
Next Maqedoni, më shumë praktikë për nxënësit e ardhshëm të shkollave të mesme