Largohet një pikë e lotarisë brenda postës në Malishevë

Largohet një pikë e lotarisë brenda postës në Malishevë

Inspektorët komunalë të Malishevës sot kanë larguar një pikë të shitjes së një lotarie, e cila ishte duke funksionuar brenda hapësirave të Postës së Kosovës, në Malishevë.

Pasi lojërat e fatit janë ndaluar, inspektorët komunal e kanë larguar edhe këtë pikë e cila ishte duke vepruar brenda objektit të “Posta e Kosovës”.

Sipas drejtorit të Inspektoratit, Dibran Kastrati, inspektorët komunalë, me të marrë informacionin se një nga lotaritë ka një pikë të saj brenda objektit të postës, kanë reaguar menjëherë dhe e kanë bllokuar dhe mbyllur këtë pikë, si dhe kanë larguar reklamën brenda objektit.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim për ndërprerjen e veprimtarisë së lojërave të fatit.

Posta e Kosovës, paraprakisht kishte marrëveshje me kompaninë e lojërave të fatit, “EuroLloto”, dhe kjo tani është ndaluar nga inspektorët komunalë.

Previous Ushtria e rrëzon nga pushteti, presidenti përfundon i arrestuar. Ja ç’ka ndodhur
Next Kuvendi i Shqipërisë miraton raportin mbi ecurinë e procesit të integrimit në BE