Kasami: O do ta bëjmë Republikën me Blerim Rekën, o do ta bëjmë Republikën tonë

Kasami: O do ta bëjmë Republikën me Blerim Rekën, o do ta bëjmë Republikën tonë

Tubimi i radhës i partive opozitare BESA dhe ASH në përkrahje të kandidaturës të pavarur të profesor Blerim Rekës, është mbajtur në Komunën e Bogovinës.

Krerët e dy partive opozitare përcjellën mesazhin se duhet përkrahur kandidatura e Blerim Rekës sepse është më e duhura dhe model që iu duhet qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Kreu i Besës Kasami tha se, o do e bëjmë Republikën me Blerim Rekën o e bëjmë Republikën tonë.

Ai më tej tha se Aliu i 2001 ka demantuar Aliun e 2019, duke iu servuar njerëzve të votojnë një kandidat maqedonas.

“Ne si shqiptar e kemi fatin e lidhur në vitet e 80-ta, ku shqiptarët u zgjuan kundër një regjimi që donte të na asimilojë. Sllogani “Kosova Republikë” dhe u bë republikë në momente si sot kur donin që Kosovën ta zhbëjnë dhe sot përsëri ballafaqohemi me një situatë të ngjajshme, ata të dalë nga lufta po mundohen të na bindin me një koncept të bashkjetesës por siç nuk e duan shqiptarët jo të barabartë, sot ne ju përgjigjemi: o do ta bëjmë Republikën me Blerim Rekën, o do ta bëjmë Republikën tonë”, u shpreh Kasami.

Më tej ai theksoi se: “Sot jemi këtu që t’i thërrasim edhe gjithë shqiptarët të përkrahin Blerim Rekën për presdient, sepse Aliu i cili thirret në vlerat e luftës, në parim ai del kundër Aliut të 2001. Argumenti i tij se Blerimi nuk mund te fitojë nënkupton se Aliu i 2001 e bëri luftën që sot të na thotë se prof. Blerim Reka nuk mund të fitoj, se maqedonasit nuk votojnë konceptin tonë, ndërsa koncepti i tyre është koncept i nënshtrimit”, përfundoi Kasami, raportojnë mediet në Maqedoni.

Previous Incident në bazën kryesore ushtarake në Maqedoninë e Veriut
Next Dy kinezë mashtruan Apple, kompania humbi rreth 900 milionë dollarë