Ka ndërruar jetë ish diplomati Alajdin Demiri

Ka ndërruar jetë ish diplomati Alajdin Demiri

Pas një sëmundje sot në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë Alajdin Demiri, diplomat, analist politik dhe profesor universitar.

Demiri në vitin 1997-1998 ishte kryetar i komunës së Tetovës. Si pjesë e aktit të vendosjes së flamurit kombëtar para komunës së Tetovës, për të cilin akt u dënua me burg, bashkë me kryetarin e komunës së Gostivarit.

Alajdin Demiri u lind më 19 dhjetor 1954 në Tetovë. Nga 1973 deri në 1977, ai studioi sociologjinë në Sarajevë. Nga viti 1977 deri më 1978 punoi si gazetar në Radiotelevizionin e Maqedonisë – redaksia në gjuhën shqipe. Prej vitit 1978-1983 dhe 1983-1988 ishte profesor i sociologjisë dhe filozofisë në një shkollë të mesme në Tetovë dhe më pas punoi në bibliotekën e qytetit.

Prej viteve 1990-1995, ai studioi frëngjisht në Lausanne, Zvicër, duke u kthyer në 1995 më vonë dhe duke u përfshirë në skenën politike në kuadër të PPD-së. Në vitin 1997 ai u zgjodh kryetar i komunës së Tetovës, ndërsa në vitin 1998 dënohet me dy vite burg për vendosjen e flamurit kombëtar para komunës së Tetovës, ngjarje e njohur që ndodhi paralelisht me komunën e Gostivarit, që përfundoi me dhunë brutale të policisë së asaj kohe, që shkaktoi viktima dhe të arrestuar. Parlamenti Evropian kërkoi lirimin e tij, dhe ai u lirua sipas një Ligji mbi Amnistinë. Më pas në periudhën e fundviteve të 90-ta emërohet ambasador i Maqedonisë së Veriut në Zvicër. Pas kthimit të tij ai angazhohet si profesor universitar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Previous Për fushatë zgjedhore Pendarovski ka shpenzuar gjysmë milion euro kurse Reka 25 mijë euro
Next Në SHBA tani ka po aq ateistë sa katolikë dhe evangjelikë