Incident në bazën kryesore ushtarake në Maqedoninë e Veriut

Incident në bazën kryesore ushtarake në Maqedoninë e Veriut

Ushtarët e Maqedonisë së Veriut plagosën një person i cili tentoi të hyjë në bazën kryesore ushtarake të vendit.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Mbrojtjes, rojet ushtarake e plagosën në këmbë këtë person, në mënyrë që ta mbajnë jashtë gardhit që rrethon zonën ushtarake.

Paraprakisht rojet ushtarake qëlluan dy herë në ajër dhe më pas drejtuan armët drejt personit që po provonte të hynte në zonë.

Në njoftim nuk është bërë i ditur identiteti i tij dhe as motivet e këtij incidenti.

Një zëdhënës i ushtrisë, kolonel Toni Janevski, tha për agjencinë The Associated Press se zyrtarët e policisë dhe gjyqësorit po e hetojnë incidentin.

Previous Elezi: Modernizimi dhe digjitalizimi i Doganës do të përmirësojë tregëtinë dhe transportin
Next Kasami: O do ta bëjmë Republikën me Blerim Rekën, o do ta bëjmë Republikën tonë