Elezi: Modernizimi dhe digjitalizimi i Doganës do të përmirësojë tregëtinë dhe transportin

Elezi: Modernizimi dhe digjitalizimi i Doganës do të përmirësojë tregëtinë dhe transportin

“Dogana moderne dhe e digjitalizuar do të sjellë më shumë përmirësimin e tregëtisë dhe transportit e me këtë do të përfitojë më shumë edhe ekonomia e vendit”, kështu është theksuar sot me rastin e 27 vjetorit të funksionimit të Drejtorisë doganore.

Pikërisht në këtë drejtim është integruar edhe sistemi i ri i përpunimit të deklaracioneve doganore që do të fillojë me punë nga qershori i këtij viti, sistemi i ri do të ulë shpenzimet për kompanitë ndërkohë që do të përmirësojë kontrollet dhe të hyrat të cilat paguan Drejtoria doganore, kështu është theksuar mes tjerave sot me rastin e Ditës së doganës ku të pranishëm në këtë eveniment ishin kryeministri Zoran Zaev, zv.ministrja e financave Shiret Elezi, drejtori i doganave Gjoko Tanasoski e shumë personalitete tjera.

Zv.ministrja e financave Shiret Elezi e pranishme në këtë eveniment ka theksuar se Ministria e financave bashkë me Drejtorinë doganore punojnë në realizimin e reformave në këtë sektor, që në kohën e globalizimit të shpejtë të tregëtisë dhe sistemit financiar është gjë shumë e rëndësishme.

“Një nga funksionet themelore të Drejtorisë doganore është rruajtja e interesit financiarë të shtetit dhe këtë funksion Drejtoria doganore po e realizon me shumë sukses. Në vitin 2018 gjithësejt të hyrat që janë paguar nga Drejtoria doganore janë për 11% më shumë për dallim nga viti 2017”, ka thënë kështu zv.ministrja Elezi.

Ajo i përmendi edhe projektet e realizuara dhe të financuara nga Ministria e financave përmes instrumenteve si ndihmë nga BE-ja.

“Në kuadër të këtyre projekteve vitin e kaluar kemi lëshuar në përdorim vendkalimin për pagesa në Tabanoc, në fund të vitit 2018 përfundoi edhe projekti për Rekonstruim të objektit të doganës dhe inspekcionit në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, me realizimin e këtij projekti janë krijuar kushte për përshpejtimin e tregëtimit meskufitarë”, sqaroi kështu Elezi.

“Drejtoria e doganave në bashkëpunim me Projektin për USAID për rritjes ekonomike rajonale (USAID Regional Economic Groëth Proejct – REG), e kyçi konceptin e operatorit të autorizuar ekonomik (OEA) në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e saj për operatorët ekonomikë. Operatori i autorizuar ekonomik është një aktivitet kyç i paraparë në Planin akcional shumëvjeçar për Integrimin ekonomik rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i miratuar në Samitin e Triestes. Për këtë arsye Ministria e Financave nëpërmjet Drejtorisë doganore inkurajon kompanitë vendase për të marin statusin e operatorit ekonomik të autorizuar, me qëllim që të jenë në gjendje që të angazhohen në zinxhirët e furnizimit në kuadër të CEFTA-s dhe të shfrytëzojnë nga përfitimet dhe avantazhet nga mundësia e njohjes së ndërsjellë të statusit të miratuar. Marrja e statusit të operatorit ekonomik të autorizuar është një certifikim i shoqërisë tregtare si një partner i besueshëm dhe i sigurt i Drejtorisë doganore dhe partner I besueshëm dhe i sigurt në zinxhirin ndërkombëtar dhe rajonal të furnizimit pasi të bëheni AEO, do të njiheni si një partner biznesi i besueshëm në Bashkësinë Ndërkombëtare”, tha mes tjerave në fjalimin e saj para të pranishmëve zv.ministrja Elezi.

Ndërkohë që fjalë rasti për këtë ditë kishte edhe kryeministri Zaev.

“Dogana duhet të bazohet në të arriturat automatike për përpunimin e të dhënave që duhet të sjellin përmirësimin për pagesat në të hyra, analizë më të mirë të rezikut, më shumë siguri në uljen e reziqeve”, kështu ka theksuar kryeministri i vendit Zoran Zaev.

Previous Ministria e Drejtësië: Procedura e ekstradimit është në proces
Next Incident në bazën kryesore ushtarake në Maqedoninë e Veriut