Dy ushqimet që jua ulin kolesterolin

Dy ushqimet që jua ulin kolesterolin

Kolesteroli është substancë yndyrore në trup, e cila është vitale për funksionin normal trupor.

Ka dy lloje të kolesterolit – LDL (njohur si kolesteroli i keq) dhe HDL (njohur si kolesteroli i mirë).

Sasitë e mëdha të kolesterolit të keq mund ta rrisin rrezikun e problemeve serioze shëndetësore, siç është ngushtimi i artereve, sulmi i zemrës, sulmi në tru, etj.

Megjithatë, nivelet e kolesterolit mund të ulen duke i bërë disa ndryshime të thjeshta në ushqim.

Produktet arrore

Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë të hani produkte arrore, sepse hulumtimet tregojnë se ato e zvogëlojnë kolesterolin, e posaçërisht arrat, kikirikët dhe bajamet.

Këto përmbajnë vitaminë E, e cila ka ndikim në kolesterol.

Soja

Nuk është ushqimi i preferuar i secilit, por soja është dëshmuar se e zvogëlon kolesterolin – 25g proteinë soje në ditë mund ta zvogëlojë kolesterolin për 5%, sipas ekspertëve.

Previous Llavrov: Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi patjetër të blejnë armë amerikane
Next Samsung lanson modelin e ri të S10, Galaxy S10 5G