DREJTORI EKZEKUTIV I PORTALIT AMERIKA RADIO NË FUND TË VITIT  DO TË QËNDRON NË AMERIKË ME FTESË ZYRTARE
July 12, 2019 230 Views

DREJTORI EKZEKUTIV I PORTALIT AMERIKA RADIO NË FUND TË VITIT DO TË QËNDRON NË AMERIKË ME FTESË ZYRTARE

DREJTORI EKZEKUTIV I PORTALIT AMERIKA RADIO, MUJASER MAMUTI NË FUND TË  KËTIJ VITI VIZITON AMERIKËN ME FTESË ZYRTARE TË ORGANIZATËS PËR TË DREJTAT DHE LIRITË E QYTETARËVE ME SELI NË NEW YORK, TË SHBA-SË.

z. Mahmuti pritet të vizitoj qendrat më të njohura në Amerikë për të drejtat e njeriut, konkretisht në New York dhe Washington D.C., me të vetmin qëllim që eksperiencat e këtij shteti demokratik të përcillen edhe në Maqedoninë e Veriut.

Përveç agjendës zyrtare, z. Mahmuti pritet të realizoj takime me Lobin Shqiptar në Amerikë për të shkëmbyer mendime dhe për të analizuar mundësitë reale që Lobi Shqiptar të ju ndihmon më intezivisht Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, për ti realizuar të drejtat e tyre juridike dhe politike.

z. Mahmuti ka një përvojë të madhe në Norvegji, Gjermani dhe shtete tjera të Evropës, ku nga afër e njeh legjislaturën juridike për të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Previous Cipras: Do të bëjmë referendum se si do t’i quajmë fqinjët tanë!
Next MELI AA BEKATONKA ME PRODHIMET MË KUALITATIVE NË MAQEDONI