Dënimi me 7 vjet burg për Adbulfeta Alimin, reaguan vëllai i tij dhe Aleanca për Shqiptarët

Dënimi me 7 vjet burg për Adbulfeta Alimin, reaguan vëllai i tij dhe Aleanca për Shqiptarët

Pas shqiptimit të dënimit nga Gjykata Penale për dhunuesit e rastit “Dhuna në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27-prill 2017”, kanë reaguar familjarët e të dënuarve edhe qytetarë të shumtë. Për dënimin e Abdulfeta Alimit reaguan vëllai i tij dhe nga partia Aleanca për Shqiptarët duke e cilësuar atë si njeri që ka dashur të shpëtojë jetë dhe jo si dhunues, transmeton Portalb.mk.

“Sot kemi ardhur ta dëgjojmë vendimin. Vëllai im s’ka bë asgjë të keqe, ka shpëtuar njeri dhe të burgoset me 7 vite burg nuk e di, kjo është e pamundur. Aspak nuk është i mirë ky vendim”, tha vëllai i të dënuarit Abdulfeta Alimi për rastin “Dhuna në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill 2017”.

Ndaj dënimit të Abdulfeta Alimit u shprehën edhe nga Aleanca për Shqiptarët.

“Edhe pse në një vend demokratik nuk komentohen vendime e gjykatës dhe aktgjykimet, megjithatë Maqedonia e Veriut është shumë larg demokracisë dhe drejtësisë. Shqiptimi i dënimit me 7 vite heqje lirie për Abdylfeta Alimin që tani njihet si njeriu i vetëm që shpëtoi jetën e liderit të ASH-së,  Ziadin Sela natën e 27 Prillit, për ne si ASH paraqet tendencë për të amortizuar dënimet tjera të grupit të organizuar paraprakisht duke projektuar dhe realizuar goditjen mbi Kuvendin mbi deputet dhe mbi të gjitha likuidimin fizik të Ziadin Selës. Është e palogjikshme dhe pa kuptimtë që Feta Alimi të ngarkohet me lëndën Terrorizëm, dhe i njëjti të nivelizohet me e grupin që dhunuan Kuvendin dhe deputet e Kuvendit të RMV. Feta Alimi në këtë proces gjyqësor  po trajtohet si viktimë me të cilët po mundohet të rruhet “ballansi” etnik ndaj të dënuarve tjerë të cilët opinioni tani më njeh si urdhërues dhe ekzekutues të ngjarjeve të 27 Prillit”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se Alimi sot  duhej të shpërblehej nga shteti që arriti të shpëtojë një jetë njeriu.

“Feta Alimi sot duhej të shpërblehej nga shteti që arriti të shpëtojë një jetë njeriu, edhe atë një deputet dhe lider të popullit siç është Ziadin Sela duke vënë në rrezik dhe sakrifikuar jetën e tij, për ta shpëtuar atë, dhe jo të dënohet me 7 vite burg dhe të nivelizohet me ata që i pamë nëpër ekranet televizive se si po goditnin me mjete të forta mbi deputet dhe natën e trishtë të 27 Prillit. Shprehim keqardhje të thellë për dënimin politik dhe Juridik me 7 vite burg ndaj Abdylfeta Alimit duke paralajmëruar se  do ti përdorim të gjitha instancat Juridike që dëshmojmë pafajësinë e tij”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Previous Zijadin Sela reagon pas dënimit me burg të Abdulfetah Alimit: E rëndë sot dita Feta! Më mirë kurrë mos i kisha hapur sytë në mbrëmjen e 27 prillit
Next Merkel: Ata po faleshin në xhamitë e tyre dhe u vranë nga urrejtja raciste