Brengosin rastet e vjedhjeve  si dhe rastet e aksidenteve në komunikacion

Brengosin rastet e vjedhjeve si dhe rastet e aksidenteve në komunikacion

Para  anëtarëve të KKSB –së , zv/ kryetari I komunës Hasan Alia, ka prezantuar edhe komandantin e ri të  Stacionit policor në Viti, kapitenin Afrim Halili

Në Viti, sot kryesuar nga Zv/ kryetari i komunës z.Hasan Aliu, është mbajtur mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

Në këtë takim  në veçanti është folur për gjendjen e sigurisë në këtë komunë e cila është vlerësuar si e qetë dhe stabile. Megjithatë në këtë takim u dhanë edhe disa shqetësime që kanë të bëjnë me sigurinë.

Në radhë të parë u paraqitën shqetësimet për rastet e shpeshta të vjedhjeve si dhe për sigurinë më të madhe në komunikacion.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu në fillim të këtij takimi ka bërë të ditur se gjendja e sigurisë në Komunën e Vitisë, është e qetë dhe stabile, por ai përmendi edhe rastet e fundit të aksidenteve me fatalitet që kanë ndodhur në këtë komunë duke shprehur edhe ngushëllimet për familjarët.

 Zv. Kryetari Aliu po ashtu njoftoj anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për komandantin e ri të Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halilin dhe shprehu falënderimet për Komandantit e deritanishëm, Agim Lipovica i cili ka shërbyer në këtë detyrë.

Ndërkaq Afrim Halili, Komandant i ri i Stacionit Policor në Viti, ka bërë një krahasim të periudhës së njëjtë të këtij viti me vitin paraprak. Megjithatë komandanti Halili u shpreh se gjendja e sigurisë në këtë komunë është e qetë dhe stabile. Ai përmendi se në këtë komunë ka ndodhur më parë një aksident komunikacioni që ka përfunduar me fatalitet dhe rastin e një vetëvrasje.

Komandanti Halili theksoi se kohëve të fundit kanë qenë të shpeshta edhe rastet e zjarreve por edhe te vjedhjeve. Përndryshe Komandanti Halili u shpreh se ai do të vazhdon bashkëpunimin me institucionet komunale të Vitisë dhe me qytetarë në interesin e të gjithëve.

Ndërkaq anëtarët e këtij këshilli paraqitën disa shqetësime të tyre lidhur me sigurinë në këtë komunë si: huliganizmi, aksidentet në komunikacion, zjarre vëniet e qëllimta, pusetat e hupura, rrjeti elektrik dhe të tjerë.

Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Previous Kanadaja zgjeron sanksionet, shton 43 persona të afërt me Maduro të Venezuelës
Next Ferizaj së shpejti digjitalizon arkivin komunal