AdDuplex: Versioni 1809 është i pranishëm në 26.4% të kompjuterëve me Windows 10

AdDuplex: Versioni 1809 është i pranishëm në 26.4% të kompjuterëve me Windows 10

AdDuplex ka publikuar raportin e vet mujor, i cili i tregon statistikat e përdorimit të Windowsit bazuar në përdorimin e aplikacioneve të cilat e inicojnë AdDuplex SDK v2, ndërsa data është 26 mars. AdDuplex punon në mbi 5000 aplikacione të Microsoft Store, përcjell Neowin.

Krahasuar me muajin e kaluar, Windows 10 October 2018 Update e pati një rritje modeste prej 21.2% deri në 26.4 përqind në kompjuterët me Windows. Kjo rritje vjen më së shumti nga pjesa e përdoruesve të April 2018 Update, që ra nga 71.6% në 66.3%. Disa versione më të hershme të softuerit gjithashtu e kishin një rënie më të vogël, kështu që Fall Creators Update ra nga 3.7 në 3.5 përqind, shkruan KOHA Ditore.

Image

Është e qartë se Windows 10 version 1809 e ka pranueshmërinë më të ngadalshme nga të gjitha versionet e sistemit operativ. Ky build u publikua më 2 tetor, por u tërhoq më pas më 6 tetor për shkak të problemeve të shumta. Ai u ripublikua më 13 nëntor, por azhurimi që atëherë nuk ka qenë së tepërmi i popullarizuar.

Aktualisht, Windows Insiderët po e testojnë buildin potencial RTM për Windows 10 version 1903, kështu që një numër i madh i përdoruesve në të ardhmen do të mund të kalojë direkt nga versioni 1803 në versionin 1903.

Previous “Captain Marvel”, 900 milionë dollarë fitime
Next Misteret e gjumit. Harrojini ato që besonit deri sot